Ditën e Mërkurë, datë 30 Mars 2022, profesori Ronald Tsang, Ph.D., CPA Assistant Professor of Accounting në Mercer University, SHBA, Solution Architect, mbajti një leksion të hapur për studentët e Masterit Shkencor në Financë në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në kuadrin e lëndës Analiza e Pasqyrave Financiare.
Gjatë këtij leksioni studentët u njohën me parimet e prezantimit të informacionit kontabël dhe financiar sipas US GAAP dhe ndryshimet kryesore mes këtij kuadri raportimi që përdoret nga shoqëritë amerikane dhe atij sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit (SKK) të cilat përdoren në Shqipëri.
Në mënyrë më specifike, profesori u fokusua gjatë leksionit të tij në kodifikimin e informacionit të raportimit financiar, një nismë e cila lehtëson kërkimet elektronike të raportimit dhe ndihmon në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së informacioneve të raportuara, e cila sjell një analizë më cilësore të pasqyrave financiare. Leksioni u mbyll me një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh sipas interesave të studentëve.