Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master, në kuadër të projektit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për semestrin e parë të vitit akademik 2022-2023.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të rregjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Financë dhe Administrim Biznesi.
- Studentët aplikues duhet të jenë studentë në vitin e parë/dytë bachelor, studentë në vitin e parë master;
- Aplikuesit duhet të kenë notën mesatare të studimeve 8 (tetë) e lart;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë;
Dokumentet që duhen dorëzuar janë:
1. CV në gjuhën angleze;
2. Kopje e Pasaportës;
3. Vërtetim studenti;
4. Lista e notave;
5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane;
6. Letër Motivimi në gjuhën angleze;
7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet;
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit në fakultet, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri më datë 15 Prill 2022, në orarin 09:00-15:00.
Fakulteti i Ekonomisë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!