Intesa_Sanpaolo_Bank.png

Banka Intesa në Shqipëri, më 12 Prill 2022 prezantoi nismën “Novathon Youth”, me qëllim promovimin e dixhitalizimit dhe vlerat ESG tek studentët e Fakultetit të Ekonomisë. 

Të ftuarit e eventit, Z. Maurice Lisi, Kreu i Departamentit të Dixhitalizimit prezantoi tek studentët hapat e parë të teknologjisë, si ka evoluar deri më sot, si dhe pse është i rëndësishëm që të rinjtë të paraqesin vizionin e tyre, perspektivën të mbështetura në një plan biznesi.  

Znj. Alice Grittini, Kreu i Departamentit të Qëndrueshmërisë, nëpërmjet një video tregoi për studentët rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe financës dhe sesi këto ndikojnë në rritjen e një aktiviteti ekonomik.  

Kjo nismë iu jep mundësinë të gjithë studentëve të Fakultetit të Ekonomisë të krijojnë ekipet e tyre për të paraqitur idetë në një audiencë ndërkombëtare. Ekipi fitues do të kryejë një praktikë mësimore në Intesa Sanpaolo Bank Albania, me qëllim zbatimin e idesë.  

Për më shumë informacion mbi Novathon Youth, klikoni në linkun bashkëngjitur: https://www.intesasanpaolobank.al/retail/novathon-youth.html

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.