12.jpeg

Nëse jeni nxënës apo studentë dhe keni një ide biznesi individuale a në grup, është ky momenti i duhur: Start-Up City ka hapur aplikimet në edicionin e tij të 4!

Një iniciativë unike për fuqizimin dhe aplikimin e ideve të biznesit nga ana e nxënësve dhe studentëve, Start-Up City vjen si organizim i përbashkët i Universitetit Metropolitan Tirana, Metropolitan Incubator dhe Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Për t'u bërë pjesë e StartUp City, aplikantët duhet të dorëzojnë brenda datës 29 prill një prezantim PowerPoint në gjuhën angleze, i cili duhet të përmbajë:

* Problemi - çfarë problemi po zgjidhni apo çfarë nevoje po përmbushni?

* Zgjidhja - Përshkrim i shkurtër i produktit apo shërbimit

* Tregu - madhësia e tregut

* Konkurenca - pozicionimi përballë konkurentëve

* Modeli financiar i biznesit - Si do gjenerohet fitim? Struktura e kostos dhe rrjedhat e të ardhurave

* Ekipi - Skuadra dhe rolet e tyre

*  Roadmap - Plani për të ardhmen

* Call to Action – Çfarë nevoje keni?

-

Prezantimi në PowerPoint duhet dërguar në adresën e email Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. deri në 29 Prill. Koha e Prezantimit për secilën ide do të jetë 5 minuta shoqëruar me 3 minuta Q&A nga juria.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.