Leksion_i_hapur_1.jpeg

Në kuadër të programit Erasmus+, akademikja nga Spanja, Ana de Diego Laguera, vizitoi me datë 15.04.2022 Fakultetin e Ekonomisë.

Prof. Asoc. Ana de Diego Laguera aktualisht është profesoreshë e Burimeve Njerëzore dhe trajnimit në Universitetin Europea del Atlántico dhe në Universitetin e Valladolidit (UVA), Spanjë.

Në kuadër të vizitës së saj, Departamenti i Manaxhimit, organizoi një workshop me kolegët e lëndës Manaxhim i Burimeve Njerëzore. Mes çështjeve të diskutuara ishte metodologjia e mësimdhënies në lëndën MBNJ dhe eksperienca si trajnuese.

Përveç workshopit në Departamentin e Manaxhimit, Ana de Diego Laguera, mbajti dhe një leksion të hapur me studentët e Administrim Biznesit, Viti III-të, ku u diskutua për temën "Leadership vs influencer".

Fakulteti i Ekonomisë, ka gjithmonë në qendër të vëmendjes mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave me kolegë të vendeve dhe universiteteve të tjera dhe po ashtu shpërndarjet e aspekteve praktike mes studentëve në fushën që ata po studiojnë, siç ishte edhe aktiviteti i mësipërm në fushën e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Foto nga vizita e Prof. Asoc. Ana de Diego Laguera në FE

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.