ballore.jpeg

Ditën e Hënë, datë 12 Prill, në kuadër të mobilitetit dhe shkëmbimit të stafit, Zv. Dekani për Marrëdhëniet Ndërkombëtare pranë Universitetit të Ekonomisë në Bratislavë, Z. Tomáš Ondruška vizitoi Fakultetin e Ekonomisë.

Ai u mirëprit nga anëtarët e stafit akademik të Departamentit te Financës. Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me financat dhe sigurimet, marrëdhëniet mes dy fakulteteve dhe sfidat e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjithashtu leksionet e tij me studentët e programit Master Shkencor në Menaxhimin e Riskut u përqendruan në tematika që lidhen me kontratat në fushën e sigurimeve.

Tomáš ka nje eksperiencë të gjatë në fushën e sigurimeve dhe riskut me bashkëpunime dhe kërkime shkencore që prej vitit 2011 në vende të ndryshme të BE, SHBA, Azinë Juglindore, etj.

Foto gjatë vizitës në FE

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.