fakulteti.jpeg

Hapet thirrja për konkursin “International Competition Make IT Digital Talents 2022” për studentët e degëve që mbulohen nga Departamenti i Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. 

Studentët mund të aplikojnë për projekte me tematikë “Smart Cities” dhe “Extended Reality”.

Afati i i dorëzimit të projekt - propozimit të përfunduar është data 30 Qershor 2022. Studentët duhet të dorëzojnë temën e projektit dhe një përshkrim të shkurtër jo më vonë se data 13 Maj 2022Studentët mund të aplikojnë si individë ose në grup. 

Projekti i dorëzuar duhet të jetë i shkruar në gjuhën anglisht dhe duhet të përmbajë:

1. Përshkrimi i projektit për të shpjeguar qasjen ndaj projektit.

2. Maksimumi duhet të jenë 20 faqe për idenë, qasjen/metodologjinë, zhvillimin/implementimin dhe rezultatet e projektit.

3. Video e shkurtër për prezantimin e projektit.

Projekti duhet të dorëzohet në adresën e emalit: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Tema të mundshme për drejtimin e aplikimit "Smart Cities”:

- Optimization and digitalisation of existing work or production processes 

- Networking of existing systems and equipment with additional sensors 

- Data evaluation and networking of different data sources  

Tema të mundshme për drejtimin e aplikimit "Extended Reality”:

- Self-developed digital learning tools to qualify employees for specific activities  

- Digital twins to simulate or control real work processes 

- Own applications in the field of process control

Fakulteti ynë do të përfaqësohet në konkursin final në Berlin me 5 punimet më të mira që do të vlerësohen nga një juri profesionale. Çmimi për fituesin e vendit të parë në Berlin është 10,000 EUR.

Për më shumë informacione rreth konkursit: https://make-it.berlin/wp-content/uploads/2022/02/Broschuere_V3_EN.pdf

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.