WhatsApp_Image_2022-05-05_at_2.29.19_PM_1.jpeg

Nisi sot, datë 05.05.2022 trajnimi i 48 pedagogëve efektivë të Fakultetit të Ekonomisë në fushën e pedagogjisë dhe metodave të mësimdhënies. Trajnimi organizohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në kuadrin e zhvillimit të burimeve njerëzore në Universitetin e Tiranës.

Aktivitetin e përshëndetën Dekani i FE, Prof. Dr. Dhori Kule dhe Dekani i FSHS, Prof. Dr. Edmond Rapti.

Drejtuesit e fakulteteve theksuan rëndësinë e trajnimit sa i përket komunikimit në auditor me studentët si dhe i uruan suksese pedagogëve.

Foto nga aktiviteti

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.