Në kuadër të organizimit të Panairit të Punës, një rëndësi të veçantë i’u kushtua diskutimit të mbështetjes dhe zhvillimin të startup-eve.
Në këtë tavolinë prezentë ishin Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule; Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali; Zv/ Kryetar i Bashkisë Tiranë, Z. Arbjan Mazniku, si dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme.
Ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Edona Bilali deklaroi se sa e rëndësishme është forcimi i bashkëpunimit Triple Helix - Qeveri, Akademi dhe Sektor Privat - me qëllimin kryesor garantimin e ofertës në tregun e punës sipas kërkesave të biznesit. Për më tepër, paraqiti idetë mbi aktet nënligjore mbështetëse të ligjit të startup-eve, aktorët dhe kategoritë e ndryshme që do mund të përfitojnë mbështetje dhe grante.
Zv/ Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Arbjan Mazniku diskutoi mbi iniciativat e Bashkisë së Tiranë dhe Qeverisë të tilla si – Digital Tirana – dhe – Teknoparqet - në ndihmë të startup-eve dhe inovacionit.
Ky takim çmoi rëndësinë e sipërmarrjes dhe aftësinë e saj në përmirësimin e standardeve të jetesës. Për më tepër, nxitjet e ndryshimeve me inovacion mundësojnë zhvillimin e tregjeve të reja dhe një qasje proaktive ndaj biznesit.