Në departamentin Marketing-Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës më datë 27 Prill 2022 u inaugurua “Qendra e Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Marketing – Turizëm” në kuadër të projektit BLUEWBC të financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, Fakulteti i Ekonomisë dhe me mbështetjen e kompanisë Neptun pjesë e grupit Balfin.
Pjesëmarrës në ceremoninë e inaugurimit ishin drejtues të institucioneve të përfshira në projekt nga Norvegjia, Kroacia, Lituania, Mali i Zi dhe Shqipëria, përfaqësues të biznesit, staf akademik, studentë dhe alumni. Gjatë aktivitetit mbajtën fjalë përshëndetëse:
• Z. Dhori Kule, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës;
• Z. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës;
• Z. Arnfinn Oksavik, Përfaqësues i liderit të projektit, Universiteti i Norvegjisë së Shkencave dhe Teknologjisë;
• Z. Danilo Nikolić, Universiteti i Malit të Zi;
• Z. Alexandros Kosenas, CEO, kompania Neptun pjesë e grupit Balfin.
Qendra është e pajisur me teknologjinë moderne dhe infrastrukturën e nevojshme laboratorike me qëllim:
• Krijimin e një mjedisi mbështetës për bashkëpunim ndërmjet universitetit, sektorit privat dhe atij publik;
• Përmirësimin e kërkimit shkencor dhe nivelit të mësimdhënies;
• Aplikimin e njohurive teorike në praktikë nga ana e studentëve si dhe zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe inovative të studentëve.
Në linqet më poshtë mund të ndiqni mbulimin mediatik të këtij eventi:
Top Channel - Laborator i ri për studentët e FE
News 24 - Fakulteti i Ekonomisë inaguron qendrën e inovacionit dhe sipërmarrjes me mbështetjen e "Neptun"
Ora News - Qendra e inovacionit e sipërmarrjes/ Inagurohet qendra e kërkimit në fushën e marketing-turizëm
A2 - Nga tradicionalja në digjitale, ngrihet qendra e inovacionit dhe sipërmarrjes në marketing e turizëm
Klan News - Ngrihet një qendër inovacioni te Ekonomiku
SCAN TV - Neptun pajis Ekonomikun me qendër shkencore “high tech”
RTSH - Hapet qendra e inovacionit në Fakultetin Ekonomik, ofrohet bashkëpunim me sektorin privat