Në kuadër të organizimit të Panairit të Punës, u zhvillua një tavolinë e rrumballakët mbi projektin e parë të fituar nga Fakulteti i Ekonomisë nga thirrjet e AKKSHI. Ky projekt i referohet ndërlidhjes Universitet - Sipërmarrje, me qëllim zhvillimin e dijeve dhe rritjen e kapaciteteve të studentëve nëpërmjet praktikave mësimore e trajnimeve që po realizojnë.
Ky projekt ka bërë së bashku 15 biznese të mëdha dhe 30 studentët më të mirë të Fakultetit të Ekonomisë për të kryer praktikat mësimore 3 mujore.
Prezentë në këtë tavolinë diskutimi ishin Zv. Rektor, Prof. Assoc. Dr. Benard Dosti; Drejtoresha e Përgjithshme e AKKSHI, Znj. Mirela Muça dhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse të projektit.
Të ftuarit çmuan rëndësinë e projektit dhe bashkëpunimin e Fakultetit të Ekonomisë me AKKSHI. Gjithashtu duke parë ecurinë e projektit nënvizuan se ky projekt do të shërbejë si një udhërrëfyes për thirrjet e mëtejshme.