Në kuadër të projektit fitues të Fakultetit të Ekonomisë, “Ndërveprimi Universitet – Sipërmarrje si një instrument strategjik për tranferimin reciprok të dijeve”, u zhvillua leksioni i hapur me Revenued Albania. Një kompani Fintech e themeluar nga një ekip pionerësh kryesorë të industrisë alternative të financimit të biznesit të vogël në SHBA.
Përgjatë leksionit u diskutua rreth Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, elementëve të zhvillimit profesional, perceptimi i studentëve mbi metodat e shpërblimit dhe motivimi në vendin e punës. Për më tepër rëndësi i’u dha trajnimit të personelit për të zhvilluar një klimë të favorshme dhe kushte të rehatshme të punës, e cila është një detyrë e vështirë në ditët e sotme.
Znj. Pamela Kazazi, Zëvendës Presidente e Operacioneve, ndau me studentët rëndësinë që Revendued Albania i kushton rrugëtimit profesional të personelit të tyre, si dhe mundësitë e punësimit që ofrojnë për të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë, në fusha të tilla si, Shitje, Shërbim Klienti dhe Ligjor, Shkenca e të Dhënave dhe Teknologjia, etj.
Për të gjithë studentët që janë të interesuar të aplikojnë, dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mail: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.