mundesi_studimi_abroad.jpg

Università Politecnica delle Marche (UNIVPM) hap thirrjen për 10 bursa studimi 2 vjeçare për studentët ndërkombëtarë për vitin akademik 2022 - 2023  dhe 2023 - 2024. Këto bursa u ofrohen studentëve që vijnë nga shtetet e përfshira në Strategjinë Europiane për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit - EUSAIR.

Kush mund të aplikoje?

Studentët nga Rajoni i Adriatikut dhe Jonit - EUSAIR (Shqipëria, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Sllovenia).  

Mundësitë e trajnimit

Studentët mund t’i bashkohen programeve të masterit të ofruara nga Universiteti Politeknik në Marche (Ancona, Itali) në gjuhën angleze, si më poshtë:

  • Inxhinieri biomjekësore
  • Inxhinieri Mjedisi
  • Inovacioni dhe menaxhimi i ushqimit dhe pijeve
  • Ekonomi ndërkombëtare dhe tregti
  • Inxhinieri industriale e gjelbër

Bursa

Bursa e studimit mund të shkojë deri në vlerën € 6.000 bruto për secilin vit akademik.

Tarifat

Fituesit e bursave do të përfitojnë nga heqja e tarifës së shkollimit (përveç një takse rajonale e cila arrin në vlerën 140 € dhe një tarifë pulle prej 16 €)

Afati për aplikim: 8 Korrik 2022

Linku për aplikim:

https://univpm.elixforms.it/rwe2/module_preview.jsp?MODULE_TAG=Relazioni_int_iscr_IAI

Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj! 

Klikoni për më tepër: 

Università Politecnica delle Marche (UNIVPM) hap thirrjen për 10 bursa studimi 2 vjeçare për studentët ndërkombëtarë për vitin akademik 2022 - 2023  dhe 2023 - 2024

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.