Siç është afishuar në Web-in e FEUT-së, data e mbrojtjes së praktikës mësimore në Departamentin e Manaxhimit është 23 Qershor, Ora 8:30.
Dokumentacioni i praktikës që do të keni ditën e mbrojtjes do të përmbajë:
1. Relacionin në lidhje me praktikën e zhvilluar.
2. Formularin e plotësuar dhe të firmosur nga mbikqyrësi në vendin e praktikës.
3. Formularin e plotësuar dhe të firmosur nga pedagogu udhëheqës.
Këto 3 dokumenta do t'i vendosni në një zarf A4 dhe sipër do shkruani emrin dhe grupin.