Fakulteti i Ekonomisë, UT priti më datë 4 Qershor 80 nxënës nga 23 Gjimnaze në kuadër të programit të debatit “Debating Economics” nga Junior Achievement of Albania.
Të rinjtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë u bënë së bashku për të debatuar mes tyre dhe për t'u përballur me një skuadër fantastike gjykatësish. Gjimnazet pjesëmarrëse në Debatin Rajonal në Tiranë ishin nga Tirana, Gramshi, Korça, Elbasani, Kuçova, Fieri, Durrësi, Përmeti, Vlora, Kukësi, Saranda dhe Shkodra.
Debati Rajonal synon të promovojë dhe rrisë kapacitetet debatuese të pjesëmarrësve në klubet e debatit të gjimnazeve pjesë e Programit “Debating Economics” të JAA.
Gjatë aktivitetit nxënësit pjesëmarrës patën mundësi të vënë në praktikë të gjitha aftësitë e fituara gjatë trajnimeve dhe sesioneve debatuese brenda klubit të tyre me bashkëmoshatarë të gjimnazeve të tjera. Ky aktivitet ndihmoi që të promovohen më së shumti vlerat e debatit, aftësitë e nevojshme të mijëvjeçarit dhe rrjetëzimin mes tyre.
Gjatë aktivitetit, Maturantët u informuan nga drejtues të FE edhe mbi mundësitë e ndjekjes së studimeve në degët e Fakultetit të Ekonomisë, UT.