Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Sivas Cumhuriyet, në Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2022 - 2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e studentëve Bachelor për studime;
- Shkëmbimin e studentëve Master për studime / kërkim të temës së diplomës;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- Bachelor (1 semestër);
- Master (1 semestër)
*Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.
Fushat e studimit:
Studentët që janë njohës të gjuhës turke mund të zgjedhin lëndë nga të gjitha fakultetet e universitetit pritës, në linkun: https://www.cumhuriyet.edu.tr/fakulteler
Afati për aplikim: 4 Korrik 2022
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: