Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Warsaw School of Economics, Poloni për studentët që dëshirojnë të ndjekin studimet në Shkollën e Doktoratës SGH (SGH Doctoral School).
SGH është universiteti më i vjetër ekonomik dhe i biznesit në Poloni, me profil të lartë në Evropën Qendrore dhe Lindore. SGH ofron mundësi studimi pa pagesë dhe periudha totale e përfitimit të bursës për doktoratë nuk mund të kalojë 4 vjet, ndërkohë që bursa paguhet edhe gjatë periudhës së pushimeve.
SGH fton studentët shqiptar të shprehin interesin e tyre për të ndjekur ciklin e tretë të studimeve.
Më shumë informacion rreth shkollës, programeve të studimit, mënyrës së aplikimit, procedurës së përzgjedhjes dhe dokumentacionit të nevojshëm, gjendet në faqet web: https://ssl-oferta.sgh.waw.pl/en/doctoral/pages/default.aspx dhe https://isr.sgh.waw.pl.