Njoftim për Maturantët

Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Ju falenderojmë për besimin që transmetoni për Fakultetin e Ekonomisë të UT, nëpërmjet aplikimit tuaj.

 

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës. Deri tek vija e kuqe janë fituesit e fazës së parë të raundit të parë, sipas çdo dege. Në datën 2 Shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë, sipas njoftimeve që do të publikohen në vijim. Nëse ndonjë prej jush ka ankimim për rezultatin e shpallur, kërkesa mund të dorëzohet pranë Sekretarisë Mësimore, FEUT, në datën 1 Shtator. Përgjigjia do të merret brenda 24 orëve.

 

Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 307 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.

Ju urojmë suksese!

Klikoni për më tepër: 

Dega Financë

Dega Informatikë Ekonomike

Dega Administrim Biznesi

Dega Ekonomiks

 Filiali Sarandë

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.