njoftim_per_maturantet1.jpg

Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e Aplikantëve Fitues për të ndjekur studimet në Fakultetin e Ekonomisë (UT), në Raundin e Parë të Regjistrimeve (2 Shtator deri në 15 Shtator 2022), gjatë 7 fazave (48-orëshe), sipas Udhëzimit përkatës të MASR dhe Vendimit të Bordit të Administrimit UT, janë:

1 - Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
2 - Fotokopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore ose të Dëftesës së Pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA;
3 - Deklarata e paraqitur në shtojcën nr.1, bashkëlidhur Udhëzimit përkatës të MASR (këtu bashkëngjitur), e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë;
4 - Pagesa e tarifës së regjistrimit (1600 lekë), e cila mund të kryhet pranë shërbimit të "Posta Shqiptare" që do të ofrohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë.

Gjithashtu ditën e regjistrimit, kandidatët fitues do të kenë mundësinë të zgjedhin nëse duan ta zhvillojnë të gjithë mësimin në gjuhën angleze. Kjo mundësi ofrohet për secilën nga katër degët e Fakultetit të Ekonomisë, pëkatësisht: Ekonomiks, Financë, Administrim Biznes dhe Informaitkë Ekonomike.

Klikoni për më tepër: 

Pagesa e tarifës së regjistrimit (1600 lekë)

Udhëzimi-nr.-10-datë-15.05.2019-Pranimet-në-IAL

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.