Image_1.jpeg

Ditën e Hënë, datë 29.08.2022 Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule zhvilloi një takim me stafin e FEUT, me rastin e rifillimit të punës në prag të nisjes së Vitit të ri Akademik 2022-2023.

Gjatë fjalës përshëndetëse, duke i falenderuar për kontributin e dhënë deri tani, Dekani i uroi një vit të mbarë stafit dhe shprehu sërish bindjen se FE do të vazhdojë të ofrojë cilësi edhe në vijim, me një staf akademik, ndihmësakademik dhe administrativ të kualifikuar dhe përkushtuar ku 125 pedagogë janë me grada dhe tituj. Gjithashtu edhe këtë vit si vitet e kaluara pritet të regjistrohen si studentë në vitin e parë, maturantë ndër më të mirët në vendin tonë.

Prof. Dr. Dhori Kule shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Profesor Beshir Cicerit në Gusht të këtij viti dhe Stafi i FE mbajti një minutë heshtje në nder të tij.

Image.jpeg

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.