njoftim_per_maturantet1.jpg

Aplikimet për Transferim të Studimeve në Fakultetin e Ekonomisë për Vitin Akademik 2022-2023, fillojnë në datën 02.09.2022.

Dokumentet e nevojshëm për këtë aplikim, janë si më poshtë:

1- Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë) të aplikantit. Në dosje mbahet vetëm fotokopja;

2- Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose e dëftesës së pjekurisë, së bashku me çertifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në QSHA;

3- Listë Notash e lëshuar nga fakulteti ku janë kryer studimet e mëparshme;

4- Program i lëndëve për të cilat janë ndjekur studimet.

Procesi i aplikimeve për transferim të studimeve në FE, zhvillohet në Zyrën e Procesit Mësimor, Kati II, pranë sallës A201, nga ora 09:00 deri më 14:00.

Suksese!

Ju mirëpresim!

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.