Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor dhe master, në kuadër të Projektit Erasmus+, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022- 2023.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të regjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Ekonomiks, Dega Financë dhe Administrim Biznesi.
Studentët duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë
Dokumentat që duhen dorëzuar janë:
1. CV në gjuhën angleze
2. Kopje e Pasaportës
3. Vërtetim studenti
4. Lista e notave
5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane
6. Letër Motivimi në gjuhën angleze
7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë Zyrës së Informacionit në fakultet, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, deri më datë 7 Tetor 2022, në orarin 09:00-15:00.
Fakulteti i Ekonomisë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!