Republic of Albania
Ministry of Finance and Economy
SAFE Grant No. TF0A3277 (Portion A) SAFE Grant No. TF0A5134 (Portion B)
Albania – Development Public Sector Accounting Project
Terms of Reference
For
Technical Assistance for IPSAS implementation
Ref. package:
AL-CFCU-124782-CS-QCBS /
Activity 5: Develop an Educational Framework for development of Public Sector Accounting Professionals
Departamenti i Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës në bashkëpunim me departamentin e Financë Kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, janë pjesë e projektit ”Zhvillimi i Kontabilitetit të Sektorit Publik” i drejtuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, me mbështetjen e Bankës Botërore (BB) dhe konsulencën e Organizatës Profesionale në Kontabilitet dhe Financat Publike (CIPFA). Ky është një projekt që synon njohjen dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit publik (IPSAS-et), për hartimin e pasqyrave financiare në sektorin publik sipas standardeve ndërkombëtare. Në këtë kuadër janë duke u përmirësuar curriculat dhe programet e lëndëve në bashkëpunim me konsulentin e CIPFA z. Stewart Mecload me qëllim sigurimin e një kuadri koherent dhe efektiv të edukimit në kontabilitetin e sektorit publik. Studentët e diplomuar në këto departamente do të kenë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për t`u përshtatur me ndryshimet që do të ndodhin duke filluar nga viti 2023 në raportimin financiar në sektorin publik në Shqipëri. Për më tepër do të kenë mundësi që një pjesë e këtyre lëndëve t`u njihet si pjesë e kualifikimit të ofruar nga organizata ndërkombëtare profesionale në kontabilitet të tilla si CIPFA.