Njoftohen studentët e PROGRAMIT BACHELOR, dega Administrim Biznes të sistemit me kohë të plotë dhe të pjesshme, se sikurse është afishuar në Web-in e FEUT-së,
- Data e mbrojtjes së Diplomave për studentet e programit Bachelor është 05.10.2022, në orën 09:00.
Mbrojtja do të zhvillohet fizikisht.
Studentët njoftohen që në datën 03.10.2022 nga ora 9:30-14:00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit Marketing-Turizëm:
- Punimin e Diplomës në hard-copy, të firmosur nga pedagogu udhëheqës
- CD me punimin e diplomes në Word.
Suksese!
---
Njoftohen studentët e PROGRAMIT MASTER, Master i Shkencave në Marketing, Master Profesional në Marketing, Master i Shkencave në Manaxhim Turizëm dhe Master Profesional në Manaxhim Turizëm, se sikurse është afishuar në Web-in e FEUT-së,
- Data e mbrojtjes së Diplomave për studentët e programit Master është 05.10.2022, në orën 17:00.
Mbrojtja do të zhvillohet fizikisht.
Studentët njoftohen që në datën 03.10.2022 nga ora 9:30-14:00 duhet të dorëzojnë në Sekretarinë e Departamentit Marketing-Turizëm:
- Punimin e Diplomës në hard-copy, të firmosur nga pedagogu udhëheqës
- Formularin e vlerësimit të firmosur nga pedagogu udhëheqës
- CD me punimin e diplomes në Pdf.
Suksese!