U mbajt në Fakultetin e Ekonomisë në datat 21-22 Shtator 2022, konferenca dy ditore me temë “Women in Fintech and Artificial Intelligence”, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, UT dhe COST Action me kontribut dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë.
Në konferencë ishin të pranishëm Kryetari i COST Action, Z. Joerg Osterrieder, studiues dhe akademikë nga Universitetet e Europës si dhe profesorë e anëtarë të Dekanatit nga Fakulteti i Ekonomisë, UT.
Zv. Dekani për Sigurimin e Cilësisë, Kërkimin Shkencor dhe Marrëdhëniet me Jashtë, Prof. Dr. Fatmir Memaj falenderoi pjesëmarrësit në aktivitet që kanë kontribuar me gjetjet e tyre. Prof. Memaj falenderoi në veçanti kryetarin e COST Action, Z. Joerg Osterrieder për kontributin e tij për të bërë bashkë studiues dhe akademikë nga shumë vende evropiane si dhe komitetin ekzekutiv me në krye Udhëheqësen e Diversity Group, Prof. Alessandra Tanda.
Kryetari i COST Action, Z. Joerg Osterrieder gjatë prezantimit të tij, shprehu falenderimet për të gjithë të pranishmit dhe kontributin e dhënë prej tyre. Ai theksoi se kjo konferencë është e rëndësishme pasi lidh studiues në shumë shtete të Europës në fushën e kërkimit, të cilët kanë diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e Fintech.
Kjo është konferenca e dytë e zhvilluar me fokus Gratë në FinTech dhe Inteligjencën Artificiale në bashkëpunim me Cost Action, ndërsa konferenca e parë u mbajt online, një vit më parë, për shkak të kufizimeve të pandemisë.
Konferenca me 21 Shtator u zhvillua në dy sesione:
Sesioni 1: Fintech: challenges and opportunities – Ongoing COST projects I
Sesioni 2: Fintech: challenges and opportunities – Ongoing COST projects II
Me Datë 22 Shtator, Konferenca u zhvillua në tre sesione:
Sesioni 1: Academic curricula and research with a focus on FinTech – offering the young generation a qualitative education
Sesioni 2: CEO Women in Fintech, Best Practices and Challenges for Women in Fintech. Bridging academia with industry
Sesioni 3: Woman in Fintech Datathon