“The Deutsche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit GmbH”- (GIZ), në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, do të zhvillojnë shkollën e vjeshtës "Uncovering illicit flows can make societies glow", në Durrës, në datat 25-28 Tetor 2022.
Lektorë vendas dhe të huaj, si edhe përfaqësues nga Drejtoritë e Përgjithshme të Inteligjencës Financiare të Shqipërisë dhe Serbisë, janë ftuar nga GIZ për të prezantuar dhe diskutuar mbi flukset e paligjshme financiare.
Ky kurs intensiv është i hapur për 15 studentë nga secili prej Fakulteteve të Ekonomisë dhe të Drejtësisë, për të cilët afati i regjistrimit është deri më 18 Tetor 2022. Përzgjedhja e studentëve do të bëhet nga komisioni ad-hoc i ngritur në kuadër të këtij kursi.
Studentët e interesuar mund të regjistrohen në linkun: https://docs.google.com/forms/d/1h6VxNleY6HezLRTAqdY6n2HAXXdz1n_XKAFhK7tXGEI/viewform?ts=633c197d&edit_requested=true