Delegacioni_Kanadez_ne_FE.jpeg

Ditën e Enjte, datë 13 Tetor 2022, Kryetari i Dhomës së Komuneve të Kanadasë, z. Anthony Rota, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kanada, z. Ermal Muça, Konsullja e Nderit të Kanadasë në Shqipëri, znj. Enkeleda Kuka dhe delegacioni parlamentar kanadez vizituan Fakultetin e Ekonomisë, UT.

Ata u pritën në takim nga Zv. Dekanët e FE, stafi akademik dhe studentë. Gjatë takimit përfaqësues të FE prezantuan Fakultetin, mundësitë që ofron për studentët si dhe perspektivat e zhvillimit në kërkim dhe mësimdhënie. Në takim u diskutua për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Universitetit të Tiranës me Universitetet kanadeze.

Pas takimit, vizitorët e nderuar u shoqëruan në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe u njohën me mjediset ku studentët zhvillojnë mësimin.

Foto gjatë takimit

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.