Ditën e Hënë, dt. 17. 10. 2022 u zhvilluan takimet me studentët e vitit të parë të ciklit të parë të studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Anëtarë të Dekanatit dhe pedagogë të FE zhvilluan takimet përkatëse në orën 09:00 me studentët.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Dhori Kule, i uroi studentëve mirëseardhjen, suksese në studimet e tyre universitare dhe i siguroi se kanë bërë zgjedhjen e duhur për të ndjekur studime e tyre në FE ku do të gjejnë një staf të përgatitur dhe përkushtuar gjatë gjithë viteve të tyre të studimit.

Përgjegjësit e Departamenteve dhe Pedagogët e tjerë prezantuan informacione të përgjithshme mbi FE, strukturat përkatëse, departamentet, programet e studimit, mundësinë e mësimit në gjuhën angleze, etj. FE i uron studentëve të të gjitha viteve të studimit, suksese në vitin akademik 2022-2023.

Foto nga takimet me studentët e vitit të parë, dt. 17. 10. 2022

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.