Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Teknologjisë në Bialystok, Poloni, për pjesëmarrje në Javën e tyre të Trajnimit në datat 12-16 Dhjetor 2022, në të cilën do të organizohen leksione, seminare dhe aktivitete sociale.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Kohëzgjatja: 5 + 2 ditë;
Afati për aplikim: 26 Tetor 2022
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: