WhatsApp_Image_2022-10-28_at_1.10.16_PM.jpeg

Më datë 25 Tetor 2022, në Fakultetin e Ekonomisë, UT, u zhvillua aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit Erasmus+, BLUEWBC, me titull “Ditë informimi me grupet e interesit – Promovimi i Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Sektorin Privat në Ekonominë Blu”. 

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, është partner në këtë projekt, i cili është krijuar nga një konsorcium i gjerë partnerësh nga vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi u hap nga përgjegjësi i Departamentit Marketing Turizëm, Prof. Asoc. Dr. Mirdaim Axhami, i cili bëri një prezantim të outputeve të projektit.

Në emër të fakultetit të Ekonomisë, takim u përshëndet nga Zv/Dekani për Kërkimin Shkencor dhe Sigurimin e Cilësisë Prof. Dr. Fatmir Memaj, i cili bëri një prezantim të fakultetit të Ekonomisë, të projekteve ndërkombëtare që janë në vazhdimësi dhe të 8 projekteve të reja ndërkombëtare që sapo janë shapllur fitues nga donatorët ndërkombëtar.

Gjithashtu, në këtë takim përshëndetën dhe shprehën konsideratat e tyre për projektin z. Arnfinn Oksavik, koordinatori i Norwegian University of Science and Technology, partneri lider i projektit, z. Enver Mehmeti, përfaqësues nga bizneset e kësaj fushe, znj. Elona Saraçi, përfaqësuese e Zyrës Erasmus në Shqipëri dhe Prof. Dr. Klodiana Gorica, koordinatorja e projektit BLUEWBC. 

Në pjesën e dytë të aktivitetit nga partnerët e projektit u bënë prezantime të temave të ndryshme lidhur me ekonominë blu dhe turizmin, të tilla si: "Sustainability, entrepreneurship and innovations in blue economy – blue tourism and maritime transport”, “Learning development guidelines and implementation for Improving the innovation and entrepreneurship skills of Balkan universities”.

Për më shumë informacioni, referojuni faqes së projektit: bluewbc.eu

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.