image0.jpeg

Pas kthimit nga Franca të Z. Gentjan SHAQIRI i cili u shpall gjysëm finalist, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof.Dr. Dhori KULE, në pritjen që i organizoi atij në datë 31.10.2022, i shprehu urimet dhe mirënjohjen në emër të gjithë studentëve dhe stafit të fakultetit, për arritjen historike në Kampionatin Botëror të Moto Cros. Pedagogu jonë i brendshëm në Fakultetin e Ekonomisë - UT, na emocionoi dhe na bëri të gjithëve krenar me arritjen dhe rezultatin fantastik duke garuar për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në FIA Motorsport Games 2022, duke lënë pas në renditje dhe kampionë të vendeve të ndryshme të Europës.

Në këtë takim, Dekani i dorëzoi Gentit, Çertifikatën e Mirënjohjes dhe Trofeun me dedikim për këtë sukses. Arritje të tilla sportive në arenën ndërkombëtare janë burim frymëzimi për brezin e ri dhe në veçanti për studentët tanë elitarë u shpreh Profesor KULE. Pedagogu "kampion" Z. SHAQIRI, është i lumtur që suksesin e tij ta ndajë me studentët e fakultetit dhe u deklarua i gatshëm që të japë kontributin e vet në zhvillim të aktiviteteve të ndryshme sportive për studentët dhe stafin e FE-UT, gjë të cilën e bën me pasion dhe profesionalizëm duke qenë pedagog i Departamentit të Manaxhimit në FE-UT.

Foto nga aktiviteti

Video nga aktiviteti

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.