Të dashur Maturantë!
Pas mbylljes së regjistrimeve të datës 02 Nëntor, në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 39 kuota të lira, përkatësisht 22 në Degën Administrim Biznes, 11 në Degën Ekonomiks, 5 në Degën Financë, dhe 1 në Degën Informatikë Ekonomike.
Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 8, dt. 30. 06. 2022 që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MAS:
Në datën 03 Nëntor, ora 09:00-16:00, maturantët që janë në listat e raundit të tretë duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.
Në datën 04 Nëntor do të shpallen listat me renditjen e plotë të aplikantëve. Në datat 05 dhe 06 Nëntor, ora 09:00-16:00, do të kryhet regjistrimi i aplikantëve fitues në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë.
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë