Të dashur Maturantë!
Pas mbylljes së regjistrimeve të datave 5-6 Nëntor, në Fakultetin e Ekonomisë ka ende 9 kuota të lira, përkatësisht 3 (tre) kuota në Degën Administrim Biznes dhe 6 (gjashtë) kuota në Degën Ekonomiks.
Bazuar në Urdhërin e Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 8, dt. 30. 06. 2022 që mbështetet në Udhëzimin Nr. 10, dt. 15. 05. 2019 të MAS:
Në datën 07 Nëntor, ora 09:00-14:00, maturantët që kërkojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Ekonomisë, duhet të dorëzojnë kërkesë me shkrim. Formulari i kërkesës i vendoset në dispozicion aplikantit kur paraqitet pranë posteve të regjistrimit në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, pranë zyrës së informacionit.
Të drejtën e aplikimit e kanë kandidatët që janë pjesë e portalit U-Albania, dhe rezultojnë të paregjistruar në asnjë program studimi, pavarësisht aplikimeve në raundet e mëparshme.
Në datën 07 Nëntor, ora 18:00, do të shpallen listat me renditjen e plotë të aplikantëve, në faqen zyrtare të Fakultetit të Ekonomisë, UT.
Në datën 08 Nëntor, ora 09:00-16:00, do të kryhet regjistrimi i aplikantëve fitues në Fakultetin e Ekonomisë, kati i parë, në postet e regjistrimit pranë zyrës së informacionit.
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë