Ditën e Enjte, 10 Nëntor 2022, në bashkëpunim me zyrat në Shqipëri dhe në Kosovë të Fondacionit Friedrich-Ebert Stiftung, u organizua në Fakultetin e Ekonomisë, promovimi i versionit shqip të librit “The Economics of Gender” i Prof. Joyce P. Jacobsen, (Professor of Economics at Hobart and William Smith College in Geneva NY and Andrews Professor of Economics, Emerita at Wesleyan University in Middletown, CT).
Të pranishëm në leksionin e hapur ishin Prof. Joyce P. Jacobsen, përfaqësues të Fondacionit Friedrich-Ebert Stiftung nga zyrat në Kosovë dhe Shqipëri, anëtarë të Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë, pedagogë dhe studentë të fakultetit.
Prof. Joyce P.Jacobsen bëri një prezantim të librit të saj “The Economics of Gender” si dhe u diskutua mbi barazinë gjinore, tregun e punës, rritjen ekonomike, etj.
Në fund të aktivitetit, profesoreshë Jacobsen dhuroi për pedagogët dhe bibliotekën e Fakultetit të Ekonomisë 20 libra të përkthyer në shqip.