Komisioni Evropian do të mbajë me datë 15.11.2022, Ora 14:30 CET, një Sesion informativ të hapur, përmes “web streaming” në lidhje me nismën “European Universities”, në të cilën së fundmi lejohet aplikimi i institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të Ballkanit Perendimor, ndërmjet tyre edhe Shqipërisë.
Sesioni do të ofrojë informacion në lidhje me sfondin e politikave, kriteret e dhënies së granteve dhe procedurën e aplikimit të Thirrjes për Propozime 2023 të Universiteteve Evropiane në kuadër të Erasmus+ KA2. Nisma “Universitetet Evropiane” është pjesë e mbështetjes “Partneritete për Ekselencë” në kuadër të Programit Erasmus+ 2021-2027.
Kjo nismë ka një synim ambicioz që të nxisë dhe thellojë nivele të bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, duke e bërë atë sistematik, strukturor dhe të qëndrueshëm.
Për sa më sipër, për anëtarët e personelit akademik të interesuar, linku bashkëngjitur: https://www.eacea.ec.europa.eu/news-events/events/online-information-session-european-universities-erasmus-2023-call-proposals-2022-11-15_en