Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Koorporatën Financiare Ndërkombëtare, mbështetur nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) organizuan leksionin e hapur mbi menaxhimin e borxhit të nivelit të lartë.
I pranishëm në aktivitet ishte Z. Olsi Çoku, Kryetar Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili prezantoi avantazhet dhe disavantazhet e kërkesës për falimentim, llojet e falimentimit, efektet dhe ndikimi që sjell kërkesa për falimentim, menaxhimi më i efektshëm i aseteve dhe raste praktike.
Pjesë e këtij organizimi ishte dhe realizimi i imitimit të një seance gjyqësore me prezencën e studentëve të Masterit Shkencor Administrim Biznes ku secili prej grupeve morën role të caktuara.
Në përfundim të aktivitetit të gjithë studentët pjesëmarrës u pajisën me certifikatë nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Ekonomisë.