Studentët e degës Administrim Biznes të Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Manaxhimit, në kuadër të Manaxhimit Strategjik, në datën 17.11.2022, zhvilluan leksion të hapur me të ftuarin Z. Ermir Mamaqi, sipërmarrës në kompanitë Trace Marketing, Kaizen shpk dhe Ami Event.
Studentët zhvilluan një bashkëbisedim konstruktiv mbi manaxhimin dhe strategjitë e biznesit, ku Z. Ermir prezantoi strategjitë e ndjekuara në bizneset të cilat drejton duke analizuar në mënyrë praktike efektet e tyre në mjedisin operues të biznesit.
Ky leksion ishte frytdhënës duke inkurajuar studentët në bashkëpunimin dhe promovimin e ideve të tyre në botën e biznesit.