Departamenti i Kontabilitetit i FEUT, në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” në kuadër të projekteve konkurruese e të shpallura fituese dhe të miratuara nga Dekani i FEUT për punën kërkimore të financuar nga FEUT, do të zhvillojë në datën 9 Dhjetor 2022 Workshopin me temë “Roli i profesionit kontabël në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik”.
Qëllimi i këtij workshopi është rritja e mëtejshme e bashkëveprimit ndërinstitucional si edhe të evidentohet roli i profesionistëve kontabël si një instrument në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucione të ndryshme dhe nga organizmat profesionale ky workshop synon nxitjen e diskutimeve dhe evidentimin e rolit të aktorëve bashkëpunues në zbatueshmërinë korrekte të akteve ligjore në fuqi.