8F05AA41 03B5 480A A463 4AF970DB4052

 

Departamenti i Ekonomiksit i FEUT, në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” në kuadër të projekteve konkurruese e të shpallura fituese dhe të miratuara nga Dekani i FEUT për punën kërkimore të financuar nga FEUT, do të zhvillojë në datën 12.12.2022, Tryezën e Rrumbullaket  me temë “Impulset reaguese të politikave ekonomike ndaj goditjeve negative në ekuilibrat ekonomikë: Rasti i Shqipërisë".

Tryeza e Rrumbullakët  synon të ofrojë mundësinë e një analize të mirëfilltë shkencore të situatës aktuale ekonomike në të cilën gjendet ekonomia shqiptaresi rezultat i “shocks“ ekonomikë që po përjeton ekonomia botërore prej vitesh, pasojat e tyre në ekonominë shqiptare si dhe të ofrojë mundësinë e dhënies së rekomandimeve për vazhdimësinë, si për kapërcimin e vështirësive dhe sigurimin e një rritje ekonomike të  qëndrueshme.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.