Ka nisur me sukses faza e parë e projektit “ConnectIT”, me një workshop dy-ditor që u zhvillua në Universitetin Polis me studentë nga dega “Informatikë Ekonomike” dhe programet master “Sisteme Informacioni në Ekonomi”.
Projekti ConnectIT mundësohet nga GIZ Albania nëpërmjet programit ProSEED, në bashkëpunim me Universitetin Polis, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Durrësit, AlbaniaTech dhe Preneurz.Amsterdam.
"ConnectIT" është një projekt që synon përdorimin e asistencës teknike të studentëve të IT për dixhitalizimin e disa proceseve të punës së bizneseve të CoSolve-19.
Fakulteti i Ekonomisë, si partner në këtë projekt, ka angazhuar rreth 80 studentë të këtyre degëve, për zgjidhjen e detyrave konkrete që NMVM-të nga programi Co-Solve dhe GIZ nevojiten për informatizimin e proceseve të biznesit. Përveç faqeve web, aplikacioneve dhe marketingut digjital, detyrat e studentëve do përfshijnë dhe implementimin e teknikave të sigurisë së informacionit, mbrojtjen e të dhënave dhe infrastrukturave ekzistuese, menaxhimin e njohurive të kompanive, si dhe mjetet e mekanizmat e Inteligjencës Artificiale (IA) për lehtësimin e shërbimeve, që ato do të ofrojnë online.
Në vijim janë disa foto nga aktiviteti i “ConnectIT” me studentë dhe pedagogë të Informatikës nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës Universiteti Polis dhe nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Foto nga aktiviteti