Departamenti Marketing-Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës me datë 16 Dhjetor 2022 organizoi tryezën e rrumbullakët me temë “Menaxher Marketingu në Shqipëri”, në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në kuadër të projekteve konkurruese e të shpallura fituese dhe të miratuara nga Dekani i FEUT për punën kërkimore të financuar nga FEUT.

Në këtë tryezë të rrumbullakët u ndanë rezultatet e studimit të kryer nga departamenti në lidhje me "Gjurmimin e të diplomuarve në Marketing" në kuadër të projektit kërkimor të departamentit Marketing - Turizëm si dhe morën pjesë në mënyrë aktive profesionistë të njohur të marketingut të bizneseve, organizatave publike, agjencive të marketingut dhe kompanive mediatike të tilla si: BALFIN Group, Raiffeisen Bank Albania, Agna Group, Coca-Cola Bottling Albania, Albsig, New Moment Albania, Tirana Bank, Air Albania, TV KLAN, Gogel Publicis, ICEBERG COMMUNICATION Albania, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Gazeta Panorama, We Are Fiber dhe Joma Sport.

Diskutimet, komentet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve ishin një vlerë e shtuar me qëllim përshtatjen e kurrikulave dhe metodave të mësimdhënies si dhe lehtësimin e kalimit të të diplomuarve në Marketing në tregun e punës.

Në këtë workshop doli në dukje rritja e rëndësisë së departamentit Marketing brenda organizatave publike dhe private, rritja e numrit të të punësuarve dhe pozicioneve të punës brenda departamentit marketing, nevoja gjithnjë e më e madhe për profesionistë të marketingut dixhital si dhe nevoja për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe biznesit për të angazhuar studentët dhe stafin akademik në projekte kërkimore me qëllime të përbashkëta, etj,.

Vlerë e shtuar e këtij takimi ishte edhe nisma për krijimin e një Komiteti Këshillues pranë Fakultetit të Ekonomisë për përshtatjen e strategjisë së zhvillimit të fakultetit me nevojat e tregut në edukimin e profesionistëve të rinj për organizatat publike dhe private në Shqipëri.

Foto gjatë zhvillimit të aktivitetit

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.