unior_Achievement_of_Albania.jpeg

Fakulteti i Ekonomisë dhe Junior Achievement of Albania (JAA) do të organizojnë Programin “Debating Economics”. Ky program ka si qëllim zhvillimin e aftësive debatuese të studentëve, nxitjen e mendimit kritik dhe të aftësive të tyre analizuese, zhvillimin e aftësive të të folurit në publik, si dhe nxitjen e vlerave demokratike. 

Si pjesë e këtij Programi, studentët e “Klubit të Debatit” do të përfshihen në një cikël trajnimesh, si dhe në kompeticione debati mes Universiteteve brenda vendit. Klubet më të mira do të përfshihen edhe në kompeticione debati jashtë vendit. 

Për t'u bërë pjesë e “Klubit të Debatit” të Fakultetit të Ekonomisë, ju lutemi plotësoni formularin në vijim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd_Djnjcsae-WMzHQaqwQVaQCe_7dLx78j0poxoP7fsIXy6MA/viewform?usp=sf_link

Për çdo informacion të mëtejshëm, ju lutemi paraqituni pranë Zyrës së Karrierës.  

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.