takim_me_doktorantet_fitues.JPG

Në një takim ceremonial, ditën e Enjte, datë 02 Shkurt 2023, në sallën e Këshillit të Fakultetit të Ekonomisë, Dekani, Profesor Dhori Kule priti kandidatët fitues për studime në ciklin e tretë, doktoratë në “Shkenca Ekonomike”, për vitin akademik 2022-2023. Në fjalën e mirëseardhjes, duke iu uruar suksese në studimet e tyre, Dekani Kule theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të akademisë me industrinë dhe qeverisjen si mënyra e vetme për të garantuar efektivitetin e funksionimit të kërkimit shkencor dhe kontributit të arsimit universitar në zhvillimin e vendit.

Në takim morën pjesë zv. Dekanët dhe Përgjegjësit e Departamenteve që kanë doktorata të reja për vitin akademik 2022-2023.

Foto nga aktiviteti

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.