leksion_i_specializuar.jpeg

Në kuadër të modulit Jean Monnet “Promovimi i njohurive mbi politikat e BE-së në Administrimin Fiskal, Klimën dhe Energjinë - PRO-FACTS” u mbajt një leksion i specializuar me temë: “Zhvillimet e sektorit të klimës dhe energjisë në Shqipëri dhe BE”, organizuar nga grupi i punës i projektit.

Leksioni u organizua në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, UT, më 27 janar 2023 me pjesëmarrës studentët e programeve Master i Shkencave në Menaxhim Risku (MSHMRI), dhe Master i Shkencave në Financë. Leksioni u drejtua nga znj. Mirela Kamberi, Team Leader, Koordinatore Kombëtare në Shqipëri për PNUD.

Leksioni ofroi një prezantim të plotë të dokumenteve dhe ngjarjeve kryesore historike në adresimin e Ndryshimeve Klimatike, me një përditësim mbi statistikat botërore dhe Shqipërinë. Gjithashtu, u bë një prezantim i “Komunikimit të Katërt Kombëtar të Shqipërisë për Ndryshimet Klimatike”, duke tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve. Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu tendencave të shpyllëzimit dhe rëndësisë së uljes së emetimeve të Gazeve me efekt Serrë nga transporti dhe ndërtimi, në Shqipëri.

Në pjesën e dytë, u diskutua mbi nismat energjetike të ndërmarra në Shqipëri. Në këtë kuadër, u prezantuan iniciativat që PNUD në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe donatorë të tjerë ka mbështetur. Fokusi ishte në ndikimin që ndryshimet klimatike do të kenë në furnizimin me energji elektrike të Shqipërisë dhe mbi nevojën për prodhim alternativ të energjisë për të siguruar qëndrueshmërinë e furnizimit.

Pjesa e fundit e leksionit trajtoi pyetje nga audienca dhe diskutime. Temat kryesore ishin rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi Klimën dhe Energjinë dhe rëndësinë e tyre për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Foto gjatë leksionit

---

In the framework of Jean Monnet module on “Promoting knowledge on EU policy in Fiscal Administration, Climate, and Energy Topics-PRO-FACTS” a specialized Lecture on the topic: “Climate and Energy Sector Developments in Albania and EU” was organized by project team.

The lecture was organized at the Faculty of Economics, UT, premises on January 27th 2023; and it was attended by the students of Master of Science in Risk Management (MSRM), and Master of science in Finance. The lecturer was conducted by Ms. Mirela Kamberi, Team Leader, National Project Coordinator Albania, UNDP.

The lecture offered a thorough presentation of historic key documents and events in addressing Climate Change, with an update on world statistics and Albania. In addition, a presentation of “The Fourth National Communication on Albania on Climate Change” was offered, gaining attention from the participants. Special focus was also put on deforestation trends and the importance of lowering GHG emissions from transportation and construction, in Albania.

The second half discussed the action behind energy initiatives. UNDP supports several new startups in photovoltaic developments, in partnership with Albanian Government and other donators. The focus was on the impact that climate change will have on Albania’s electricity supply, for it will affect precipitation and on the need for alternative energy production to secure sustainability of supply.

 

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.