Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
- Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për trajnim.
Kohëzgjatja: 5 +2 ditë;
Afati për aplikim: 23 Shkurt 2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Akdeniz, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023