Njoftohen të gjithë studentët Master Profesional në Financë, Kontabilitet dhe Auditim që mbrojtja e Diplomave do të zhvillohet ditën e Hënë, datë 27 Shkurt 2023, ora 16:00.
Dorëzimi i dokumentacionit (mikrotezë, përmbledhje e punimit në gjuhën angleze, CD, vlerësim i pedagogut udhëheqës) do të bëhet pranë Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit, deri në datën 24 Shkurt 2023, ora 14:00.