Në datat 17-18 Nëntor 2022 u zhvillua paralelisht në Fakultetin e Ekonomisë dhe në disa universitete partnere konferenca shkencore ndërkombëtare “Ekonomia Qarkulluese: Mundësitë dhe Sfidat”. Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës së bashku me partnerë të tjerë aplikuan dhe fituan mbështetjen nga Central European Initiative – CEI për të zhvilluar këtë konferencë shkencore ndërkombëtare.
Në rrafshin shkencor, partnerët e kësaj konference janë 16 Universitete nga 11 shtete të Europës:
1. University i Tiranës (Shqipëri)
2. Universiteti “Dzemal Bijedic: në Mostar (B&H)
3. Universiteti i Tuzlas (B&H)
4. Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (Bullgari)
5. Universiteti Çek i Shkencave në Pragë (Çeki)
6. Universiteti i Breshias (Itali)
7. Universiteti i Salentos (Itali)
8. Universiteti i Dubrovnikut (Kroaci)
9. Universiteti i Tetovës (Maqedoni e Veriut)
10. Universiteti Ndërkombëtar i Strugës (Maqedoni e Veriut)
11. Universiteti i Kielce (Poloni)
12. Universiteti i Rzeszow (Poloni)
13. Universiteti Bujësor Sllovak në Nitra (Sllovaki)
14. Universiteti Metropolitan i Tiranës (Shqipëri)
15. Universiteti Danubius në Galati, (Rumani)
16. Universiteti Kombëtar i Ekonomisë “Simon Kuznets” në Kharkiv (Ukrainë)
Kjo konferencë shkencore u zhvillua në formë hibride (me prezencë fizike dhe online) nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti I Tiranës, nga Universiteti Danubius në Galati (Rumani), Universiteti Bujqësor Sllovak në Nitra (Sllovaki), Universiteti i Tetovës (Maqedoni e Veriut) dhe Universiteti Kombëtar I Ekonomisë “Simon Kuznets” në Kharkiv (Ukrainë).
E-Book of Proceedings është publikuar nga Universiteti Danubius në Galati, (Rumani) dhe gjendet në linkun:Https://conferences.univ-danubius.ro/index.php/CEI/CEI2022