Coimbra Group ka nisur edicionin e vitit 2023 të Programit të Bursave për qëndrime afatshkurtra kërkimore në Evropë.  

Nisma ofrohet për studiues të rinj dhe stafe nga universitetet në Amerikën Latine, Afrikën Sub-Sahariane ose vendet fqinje evropiane. 

Që nga viti 1999, Grupi Coimbra u ka ofruar studiuesve të rinj nga vendet jashtë BE-së mundësinë për të kryer një pjesë të kërkimit të tyre për një periudhë nga një deri në tre muaj në një universitet të Grupit Coimbra. 

Në vitin 2022, Coimbra Group mori një numër rekord aplikimesh dhe universitetet anëtare të tij ofruan një numër rekord bursash për studiuesit e rinj. Këtë vit, ofrohen në total 90 bursa. 

Afati i fundit për aplikim është data 7 Prill 2023 dhe të gjitha informacionet përkatëse gjenden në linkun: https://www.coimbra-group.eu/scholarships/.  

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.