konferenca_e_rektoreve_1.JPG

Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës, Kryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë mori pjesë në takimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Greqisë me ftesë nga Kryetari i Konferencës, Rektori i Universitetit të Jonit, Korfuz-Greqi, Prof. Andreas Floros, më 23 Mars 2023.

Prof. Dr. Artan Hoxha përfaqësoi Konferencën e Rektorëve të Shqipërisë dhe Universitetin e Tiranës në panelin me temë: THE CHARTER OF GREEK UNIVERSITIES FOR SUSTAINABLE DEVELOPMENT 2022-2030, “Greek Universities as Beacons of Sustainability” ku pati rastin të takojë edhe Ministren e Arsimit të Greqisë, znj. Niki Kerameos.

Në këtë Konferencë u propozua që “Karta e zhvillimit të qëndrueshëm të Universiteteve të Mesdheut” të përfshijë edhe Konferencën e Rektorëve të Qipros dhe të Shqipërisë ku përfaqësues të secilës palë do të punojnë për hartimin e dokumentit të përbashkët.

 Ky takim shërbeu gjithashtu për të rikonfirmuar raportet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe në fushën e arsimit të lartë në veçanti. Drejtuesit e arsimit të lartë shprehën mbështetjen në realizimin e objektivave të përbashkëta mes institucioneve tona të arsimit të lartë për çështje të përbashkëta të rajonit.

Bashkëngjitur gjeni:
Foto gjatë takimit të Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Greqisë

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.