Bazuar në Nenin 58, pika 7, të Rregullores së Universitetit të Tiranës, pas shqyrtimit të kërkesës nga studenti Senator UT dhe Kryetari i Këshillit Studentor FE, Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë, datë 27.03.2023 vendosi të jepet e drejta e dhënies maksimumi dy provime (të mbartura ose përmirësime) për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe përsëritës të këtij viti.

Këta studentë mund të japin për përmirësim provime nga viti i parë ose i dytë, ndërsa nga viti i tretë vetëm provimet e mbetura.

Kujdes: Do të lejohen të japin provimet vetëm studentët të cilët kanë shlyer tarifën e shkollimit.

Afati për regjistrimin në provime është deri ditën e Hënë, datë 3 Prill 2023, ora 14:00.

Studentët që nuk do të mund të regjistrohen në link mund ta bëjnë regjistrimin manualisht pranë Zyrës së IT dhe Komunikimit, kati i dytë.

Ju lutemi, plotësoni me kujdes fushat e kërkuara! Regjistrimi kryhet vetëm një herë.

 

Klikoni në linkun e regjistrimit:

Regjistrim për Datat e Provimeve Prill 2023, për studentët e vitit të fundit të studimeve, të ciklit Bachelor.

Copyright © 2024 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Të gjitha të drejtat e rezervuara.